2010-05-09 15:55:41

Në lutjen “Mbretëreshës Qiellore” Benedikti XVI kërkoi uratë për shtegtimin e tij në Portugali dhe bekoi Kongresin Eukaristik në Brazil.


(09.05.2010 RV)Ftesa për lutje, në prag të shtegtimit apostolik në Lisbonë e në Fatima, përshëndetja e përzemërt drejtuar pjesëmarrësve të Kongresit të ardhshëm Eukaristik të Brazilit dhe ftesa për ta mbajtur lart cilësinë e mësimit në shkollat katolike, ishin temat kryesore, që preku sot në mesditë Benedikti XVI.
Para e pas lutjes, drejtuar Mbretëreshës Qiellore, në Sheshin e Shën Pjetrit, duke kujtuar muajin e majit, Papa i kushtoi një mendim shpirtëror Marisë që – theksoi – i dhuroi botës një pranverë të re.







All the contents on this site are copyrighted ©.