Sot 9 maj e diel, Kisha kremtoi të dielën e 6-të të Pashkëve e po sot kalendari
përkujtoi edhe Shën Pakomin, abat dhe Shën Izainë, profet. Liturgjia e ditës pohon
se ndjekur Zotin, dishepulli i vërtetë e dëshmon Krishtin e Kryqëzuar e të Ngjallur
duke i lidhur ngushtë fjalët me vepra. Meriton kështu epitetin ‘njeri i drejtë’ dhe
premtimin për të kundruar fytyrën e Zotit në amshim.
Nesër e hënë 10 maj, nga kalendari Kishtar përkujtohen Shën Jordanin, martir;
Shën Jobin, Shën Kataldi dhe të Lumin Nikola Albergatin. Liturgjia e festës na
kujton se secili nga ne ka nevojë të gjejë rrugën e vet në jetë: Jezusi na fton të
ecim pas tij, si grigja pas bariut, drejt gurrave të jetës. E jo vetëm në këtë botë,
por në amshim. Liturgjia e ditës na fton të bashkojmë zërin në thirrjen: “Bekoje,
o Zot, veprën e duarve tua”. Të martën më 11 maj, kalendari
kishtar përkujton Shën Injacin e Lŕkonit; Shën Gualtierin apo Walterin. Liturgjia
e kësaj dite na kujton se të kesh fe, do të thotë t’i besosh Zotit e të lëshohesh
plotësisht në dorë të tij, edhe në çastet e rënda të provës, ashtu si bëri Moisiu.
Duhet ta dimë mirë se e keqja nuk na vjen kurrë nga Zoti, madje ai na rri gjithnjë
pranë e nuk na braktis kurrë. Të mërkurën e ardhshme më 12 maj,
përkujtohen Shenjtorët Nereu e Akileu, martirë; Shën Pankraci, martir dhe Shën Leopoldin
Mandiç. Liturgjia na kujtojnë se në këtë shtegtim krezhmor duhet të ndalohemi
dhe një herë e të meditojmë mbi Jezusin e mbi veprat që kreu, për t’i besuar kështu
me gjithë zemër e për t’i lartuar lutjen: “Dëgjoje, o Zot, britmën e njeriut të varfër,
që të lutet!”. Të enjten më 13 maj, kalendari kishtar kremton
festën e Zojës së Bekuar të Fatimes; përkushtimi i Kishës së Marisë “tek Martirët”
në Patheon të Romës dhe përkujton Andreun Uberto Fournet, meshtar.
Të premten
e ardhshme më 14 maj, do të kremtohet festa e Shën Matisë që, i dashur nga Ati
qiellor, u bashkua me 12 Apostujt. Na kujton se nuk jemi ne që e zgjedhim Zotin, por
është Ai që na fton të bëhemi misionarë të Fjalës së Tij. Liturgjia
e së shtunës me 15 maj na kujton se trishtimi për kthimin e Krishtit tek Ati Qiellor,
shndërrohet në gëzim, sepse Zoti na premton Ngushëlluesin. E është pikërisht Shpirti
Shenjt që do t’i bindë ata që nuk besojnë, për lumninë përfundimtare të Krishtit e
për dënimin e tij të padrejtë me vdekje. Është festa e Shën Sofisë, e Shën Torkuatit,
ipeshkëv i Guadiksit dhe e Shën Isidorit, bujk.
Me ndihmën e Shpirtit Shenjt
ecim plot shpresë në kërkim të së vërtetës së plotë, që gjendet në Jezusin e në Atin
qiellor, lumturia e të cilit shkëlqen në mbarë universin. Këtë na kujtojnë Shën Aleksandri,
ipeshkëv e Shën Ubaldi, ipeshkëv i Gubios, që do të përkujtohen të dielën që vjen
më 16 maj, e po përmendim se më 16 maj Kisha kremton festën e të Shëlbuemit.