2010-05-08 14:39:14

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 6-të të Pashkëve “C”


(08.5.2010 RV)Ja përsëri në takimin tonë javor të shtunës me Liturgjinë e Fjalës Hyjnore të dielës, kësaj rradhe do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë hyjnore të dielës së 6-të të kohës së Pashkëve, ciklit të tretë, sipas kalendarit kishtar.
Tema kryesore e Liturgjisë së Fjalës Hyjnore të kësaj së diele janë dhuratat e Krishtit të Gjallë: paqja e Shpirti Shenjt. Në pjesën e Ungjillit të kësaj së diele (Gjn 14,23-29) Jezusi thotë: “Nuk ju lë jetima”- Jetimi është imazhi më i dhimshëm i vetmisë së njeriut. E vetmia është e keqja që na heq paqen e zemrës, që than e shteron të qenurit njerëzor. Shkatërron.
Megjithatë Jezusi ka premtuar se do mbetët gjithmonë me ne e na ka dërguar Shpirtin Shenjt, Ngushëlluesin. E pastaj Jezusti shton: “Nëse ndokush më do, ai do të ma mbajë fjalën, Ati im do ta duajë, tek ia do të vijmë dhe tek ai do të banojmë”. Frty i këtij banimi të Hyjit në ne është paqja: “ Po ju lë paqen, po ju jap paqen time. Nuk po jua jap siç jua jep bota”. Ja tema e fjalës së Zotit që liturgjia na propozon këtë të diele: të jetosh sipas Ungjillit. Sepse ky është vullneti i Zotit, e vetmja dhe e mira më e madhe e njeriut: në vullnetin e Zotit gjejë paqjen dhe lumturinë e jetës.
E tani ti dëgjojmë leximet biblik e pastaj komentin apo homelinë nga dom Gjergj Meta.......RealAudioMP3

Homelia e dielës së 6-të të Pashkëve “C”
Te dashur vellezer motra, ja përsëri gjendemi në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit, këtë herë do të meditojmë së bashku leximet biblike të dielës së 6-të të kohës kishtare të Pashkëve, ciklit të tretë (“C”). Kështu dalëngadalë po afrohen dy kremtime te rendesishme per jeten e Kishes dhe per jeten tone shpirterore: Ngjitja e Krishtit ne qiell apo sikurse quhet ndryshe te Shqiptarët, të Shelbuemit dhe Rrëshajët. Këto solemnitete na paraqesin dy mistere te jetes se Krishtit dhe te jetes se Kishes. Te pergatitemi t'i jetojme keto dy festa te rendesishme me deshiren per te thelluar gjithnje e me shume misterin e Zoterise se ngjallur i cili ngjitet te Ati nga ku edhe ka ardhur, dhe dhuraten e pare qe Krishti i ringjallur u ben besimtareve, Shpirtin e Shenjte ndihmes dhe ngushellues.
Po çfarë kane per te na thene leximet e kesaj te Diele VI-të te Pashkeve? Sikurse ne te djelat pararendese leximi i pare (Vap 15,1-2.22-29) na tregon per jeten e bashkesive te para te krishtera, per gezimin e madh te shpalljes se Ungjillit, por edhe per veshtiresite qe dishepujt dhe keto bashkesi hasin per shkak te Ungjillit. Kjo pjese e Veprave te Apostujve na flet per mbledhjen e apostujve ne Jeruzalem per te vendosur mbi kushtet qe duhet t'u vinin atyre qe pranonin Ungjillin, por qe nuk ishin judenj. Disa prej farisenjve qe kishin pranuar Ungjillin pretendonin se ata duhet te zbatonin te gjithe ligjin e Moisiut perfshire ketu edhe rrethprerjen. Por nuk eshte i ketij mendimi Pali dhe Barnaba qe shkojne dhe takohen me Pjetrin Apostull dhe dishepujt e tjere ne Jeruzalem. E atehere te gjithe bashke vendosin qe paganet perveç disa rregullave, nuk duhet te zbatonin gjithçka qe vinte prej Ligjit te Moisiut.
Shihet qarte ketu se si shqetesimi kryesor i dishepujve ishte qe Fjala e Zotit te shkonte sa me larg, por nga ana tjeter edhe shqetesimi qe ndryshimet te vinin ne menyre sa me te pershkallezuar. Ata tregohen mjaft te arsyeshem. Eshte e rendesishme per ne sot ne rradhe te pare te jemi te vetedijshem se vetem ne lidhjen e ngushte me hierarkine Kishtare dhe mesimet e Kishes eshte e mundur te ecim ne rruge te sigurte. Nga njera ane hierarkia duhet te jetoje me Shpirtin e Shenjte e nga ana tjeter te gjithe neve na takon detyra qe t'i bindemi Kishes. Por gjithashtu ky lexim na fton qe mos të ngurtesohemi ne rregullat e jashtme qe shpeshere kthehen ne rregulla farizenjsh dhe mbysin krejtesisht lirshmerine e Shpirtit te Zotit brenda secilit prej nesh.
Kisha eshte trupi i Krishtit dhe ai banon ne te. Kete na e thote edhe leximi i dyte (Zb 21,10-14.22-23)kur na pershkruan Jeruzalemin qiellor. Ai eshte Jeruzalemi, mbreteria qe do te jete, por e cila ka filluar ekzistimin e saj qysh tani. Se pari ne zemren e atyre qe kane pranuar Sakramnetin e madh te Pagezimit e me pas ne te gjithe Kishen. Muret e tempullit te Jeruzalemit zhduken. Nuk ka me tempull, sepse tempulli eshte vete Zoti.
Ky tempull qe ndodhet ne mes te qytetit ndrit gjithe qytetin i cili nuk ka me nevoje per diten e diellit e as per driten e henes. Kjo drite vjen nga brenda, nga thellesia e jetes se Kishes. Zoti eshte drite e ne te nuk ka erresire. Kisha jeton me driten qe i vjen nga Krishti. Cdo burim tjeter drite nuk mund te ndricoje jeten e Kishes. Sa here qe Kisha behet e forte, jo nepermjet Krishtit, por nepermjet gjerave te tjera, zbehet dhe fishket. Keshtu edhe jeta e njeriut qe mendon se shkelqimi mund t'i vije nga jashte dhe jo nga Zoti qe banon brenda tij, heret a vone do te gjendet ne erresire. Zoti eshte drita jone.
Te dashur vellezer e motra. Mos te harrojme se dinjiteti yne eshte shume i madh, thirrja qe kemi marre nepermjet pagezimit eshte shume e larte. Nepermjet pagezimit Zoti na ka bere si nje qytet te themeluar mbi shkemb e eshte ulur te banoje aty. Ne nuk mund ta perdhosim kete qytet, por edhe ne qofte se ka ndodhur nuk eshte kurre vone te kthehemi, nuk eshte kurre vone.
Per te kuptuar se sa e madhe eshte lartesia e thirrjes sone te degjojme ungjillin e Gjonit te kesaj te diele: “Nese dikush me do, zbaton fjalen time dhe Ati im do ta doje e ne do te do te vijme e do te banojme te ai”. Eshte nje e vertete e madhe. Krishti ka ardhur nje here ne jeten e njerezve me misherimin e tij “Ai u be njeri dhe e banoje ne mes nesh”. Por nese ne e duam ai na premton se zbret perseri, tashme ne jeten tone konkrete, ne brendine e jetes sone, ne intimitetin e jetes sone, ne thellesine me te thelle te jetes sone. Nese dikush e do dhe zbaton fjalen e tij...! Vetem ai ka fjalet e jetes se pasosur. Kudo te shkojme ne, askush nuk do te na thote fjalet si i thote ai dhe me ndikimin qe kane fjalet e tij. Cfare ndodh kur Zoti banon ne zemren e nje njeriu? Mrekullia! Perseritet edhe nje here mrekullia e shnderrimit te ujit ne vere, e shnderrimit te dobesise sone ne forcen e tij. Por ka edhe me shume. Duke banuar ne ne ai na jep paqen. “Po ju le paqen, po ju jap paqen time. Jo ashtu si e jep bota, ne jua jap juve (Paqen)”.
Paqja e Krishtit eshte nje paqe e vecante. Eshte paqja e mesise, ku femija shtjen doren ne strofullen e gjarperinjeve, ku luani flen bashke me qengjin. Ne kete menyre eshte e mundur qe ne te jetojme urdherin e ri te dashurise qe kemi medituar te djelen e shkuar. A eshte e mundur kjo gje? Ai na thote se po. E na fotn qe te mos trembet zemra jone dhe te mos kete frike. E verteta eshte se ne trembemi. Kemi frike per te ardhmen, kemi frike nga vetvetja nga te tjeret. Gjithnje priremi drejt strukjes ne ndonje kend te vetvetes. Por ai na thote: “Mos t'ju trembet zemra!”. E ne e dime se sa e brishte eshte zemra jone. Por ai na perserit: “Mos t'ju trembet zemra!”
Të dashur miq! T'ia hapim perseri zemren Zotit. Ajo mund te jete renduar shume keto kohet e fundit sepse e ngaterruar ne shume pune, probleme, frike, pakenaqesi, ngaterresa. Ajo mund te jete e copetuar sepse e tradhetuar apo e zhgenjyer, sepse ka humbur njeriun e dashur, prindin apo femijen. Ajo mund te jete e ngurtesuar sepse eshte plot me vetveten dhe me egon njerezore, sepse gjerat nuk kane shkuar sipas planeve te mia. E vertete! Kjo eshte pervoja njerezore dhe te gjithe e ndjejme qe shpesh per fat te keq eshte ashtu. Por Ai ka mundesi ta riperetije zemren tone me dashurine e tij te pafund. Vetem na fton qe t'ja hapin zemren. Ai deshiron te ndertoje nje banese ne zemren tone, nje qytet, ku te jete vete prijesi i tij, mbreti dhe dhenderri i zemres sone. E Krishti kur hyn ne jeten e nje njeriu nuk e ngushton ate, nuk e ben te pajetueshme hapesiren tone shpirterore, madje e ripertrin dhe i jep jete. Krishti nuk heq asgje nga jeta jone, ai na jep gjithcka.
Para nisjes se tij ai u ben edhe nje premtim dishepujve te tij: “...Shpirti i Shenjte qe Ati do te dergoje ne emrin tim, ai do t'ju mesoje gjithcka dhe do t'ju kujtoje gjithcka qe une ku kam thene”. Te kerkojme me kembengulje ne ditet ne vijim ardhjen e Shpirtit te Shenjte ne jeten tone dhe ne jeten e Kishes sidomos ne keto dite qe Ati i Shenjte eshte ne Ameriken Latine per te udhehequr Konferencen e Ipeshkevinjeve te atij kontinenti. Ta shoqerojme me lutjen tone dhe afersine tone. Veni creator Spiritus! Eja o Shpirt krijues! Amen!







All the contents on this site are copyrighted ©.