2010-05-08 17:06:50

Dita e Evropës


(09.05.2010 RV)Institucionet e Bashkimit Evropian dhe 27 vendet anëtare festuan sot “Ditën e Evropës", në përkujtim të 9 majit 1950, kur ministri i jashtëm francez i atëhershëm, Robert Shuman dorëzoi të ashtuquajturën “Deklarata Shuman”, fara e Bashkimit të ardhshëm Evropian, që fillimisht bashkonte vetëm prodhimin e karbonit e të çelikut të Francës e të Gjermanisë.
Hidheshin kështu themelet e një procesi pajtimi, paqtimi dhe integrimi, që kishte për qëllim të shëronte plagët e shumta të Luftës II Botërore. Projekti do të çonte edhe në kapërcimin e barrierave kombëtare, etnike e kulturore ndërmjet popujve evropianë. Për politikanin francez, deklarata e të cilit mbush sot 60 vjet, është hapur çështja e Lumnimit në vitin 1990.







All the contents on this site are copyrighted ©.