2010-05-07 18:39:24

Serbia dhe Kosova me ministra të jashtëm në Takimin e Sarajevës


(07.05.2010 RV)Sipas gazetës së përditshme serbe “Danas”, Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord që në takimin e 2 qershorit në Sarajevë, të dërgojnë ministrat e jashtëm. Gjithsesi, ata nuk do të fotografohen bashkë, nuk do të japin asnjë deklaratë të përbashkët dhe do të paraqiten vetëm me emra, pa përmendur funksionin apo vendin nga vijnë. Takimi është i rëndësishëm për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe për perspektivën evropiane të shteteve pjesëmarrëse.







All the contents on this site are copyrighted ©.