2010-05-07 18:14:03

Benedikti XVI priti në audiencë presidentin e Gjeorgjisë: dialog për zgjidhjen e problemeve në zonë.


(07.05.2010 RV)Sot paradite Benedikti XVI priti në audiencë presidentin e Gjeorgjisë, Mikail Shakashvili.
Përsa i përket situatës në zonë – lexojmë në një komunikatë të Sallës vatikanase të Shtypit – u urua që çdo vështirësi të kapërcehet me rrugën e dialogut e të bisedimeve ndërmjet instancave të interesuara. Gjatë takimit u përsërit impenjimi i palëve për vijimin e shkëmbimeve kulturore. U theksua posaçërisht kontributi pozitiv humanitar i Karitasit në ndihmë të mbarë popullsisë dhe u inkurajua bashkëjetesa paqësore ndërmjet besimtarëve të feve të ndryshme, në shërbim të së mirës së përbashkët.
Pas takimit me Papën, presidenti i Gjeorgjisë u takua edhe me Hirësinë e Tij, Kardinalin Tarçizio Bertone, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, i cili shoqërohej nga Shkëlqesia e Tij, Imzot Dominik Mambertì, Sekretar për marrëdhëniet me shtetet.







All the contents on this site are copyrighted ©.