2010-05-06 17:21:41

Poloni: Nis takimi i Veprimit Katolik i 13 vendeve evropiane.


(06.05.2010 RV)Me kremtimin eukaristik kryesuar nga kryeipeshkvi i Krakovisë Stanislau Gjivish nisi sot pasdite, në Krakovi, Poloni, Takimi V kontinental i Forumin Ndërkombëtar Veprimi Katolik për Evropën – Mesdheun. Tema e takimit: Bukë, jetë, paqë, liri. Laikët e veprimit katolik nëpër qytete për një botë më humane.”
Në takim, që do të zgjasë katër ditë, do të marrin pjesë 130 përfaqësues të Veprimit Katolik nga 13 vendeve evropiane, pa përmendur Argjentinën, Burundin, Mianmarin dhe Tokën e re. Kryesisht do të diskutohet për rolin e katolikëve në shoqërinë e sotme. Po si ka ndryshuar Evropa? Cila është gjendja e saj sot, 60 vjet pas Deklaratës së Shumanit, kur koncepti për Evropën shprehej si një bashkim? Në mikrofonin tonë flet Maria Gracia Tibaldi, sekretare e Sekretariatit të Forumit Ndërkombëtar të Veprimit Katolik:

Përgjigje: Sigurisht që Bashkimi evropian është rritur, madje edhe në vetë idenë që kemi për Evropën. Nuk mund të harrojmë kontributin që ka dhënë Papa Gjon Pali II dhe papnia e tij. Jemi në Poloni, në Lindje, dhe duam të kontribuojmë për një Evropë që të marrë frymë gjithnjë e më shumë me dy mushkëri, nga pikëpamja e krishterë dhe nga pikëpamja e hapjes së Evropës, nga Antlantiku në Urale, pra akoma më të madhe nga ç’është tani.







All the contents on this site are copyrighted ©.