(06.05.2010 RV)Sot paradite, Papa Benedikti XVI e filloi aktivitetin duke pritur
në audiencë Presidenten e Konfederatës Helvetike, Doris Lojthard, e cila më pas u
takua edhe me autoritetet e tjera të Vatikanit. “Gjatë bisedimeve të përzemërta –
thuhet në komunikatën e shtypit të Selisë së Shenjtë – përveçse u kujtua pjesëmarrja
e presidentes në betimin e sotëm të rekrutëve të Rojes Zvicerane Papnore, u prekën
edhe tema që kanë të bëjnë me jetën ekonomiko-shoqërore dhe me çështjet aktuale ndërkombëtare,
duke iu referuar në veçanti dialogut ndërfetar”.