2010-05-06 17:21:54

Kriza politike në Shqipëri: Ambasadori Uidhers e quan gjendjen të trishtueshme.


(06.05.2010 RV)Ambasadori amerikanë në Tiranë Xhon Uidhers tha se gjendja politike e krijuar në Shqipëri është e trishtueshme. Duke folur dje gjatë paraqitjes së raportit mbi “Përceptimin e korrupsionit në Shqipëri”, hartuar nga Instituti për Zhvillimin, Kërkimet dhe Alternativat - (IDRA), Uidhers nënvizoi se situata nuk ka ndryshuar për të mirë dhe qortoi partitë që kujdesen vetëm për karrigen.
Po dje, edhe Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë bëri një deklaratë ku thuhet se “vendi po krijon një përshtypje shumë të keqe nëpër botë, pikërisht në këto çaste historike kur po kërkon heqjen e vizave dhe integrimin në BE.” Në këtë dokument ipeshkvijtë e Shqipërisë i ftuan forcat politike që mbi gjithçka të vënë interesat e vendit.







All the contents on this site are copyrighted ©.