2010-05-06 17:22:21

Eurodeputetja Doris Pak: I kuptoj shqiptarët që nuk i besojnë as kësaj qeverie, as kësaj opozite.


(06.05.2010 RV)Ashpër për gjendjen në Shqipëri u shprehën edhe disa europarlamentarë, pas dështimit të mbledhjes së parë të Komitetit parlamentar për Asocim –Stabilizimin e Shqipërisë, që u mbyll pa nënshkruar asnjë dokument. “I kuptoj shqiptarët që nuk i besojnë më askujt, as kësaj qeverie e as kësaj opozite.” tha eurodeputetja demokristiane Doris Pak.
Ndërkohë, në Tiranë greva e urisë përballë kryeministrisë hyri në ditën e shtatë. Sot u dërgua në spital grevisti i katërtm, Demo Muhaj, ndërsa grupi parlamentar socialist nuk mori pjesë në seancën e pasdites së parlamentit.







All the contents on this site are copyrighted ©.