2010-05-06 16:09:57

Dialogu ndërfetar dhe gjendja e pakicës katolike në Kuvajt, në qendër të bisedimeve ndërmjet Papës dhe Emirit Al Sabah


(06.05.2010 RV)Po sot paradite, Benedikti XVI priti Emirin e Kuvajtit, sheikun Sabah Al Ahmad Al Jaber Al Sabah. Sipas njoftimit të Sallës së Shtypit të Vatikanit, u fol për nxitjen e paqes në rajonin e Lindjes së Mesme dhe për dialogun ndërfetar. U vu në dukje kontributi pozitiv i pakicës së krishterë në shoqërinë kuvajtjane dhe u theksuan nevojat e veçanta të saj.







All the contents on this site are copyrighted ©.