2010-05-05 17:10:57

Nafta në det: Pentagoni mobilizon 17.500 njerëz


(05.05.2010 RV)Pentagoni miratoi dje vendimin për mobilizimin e 17.500 njerëzve të Rojes Bregdetare Federale në zonat e Gjirit të Meksikës, ku është përhapur nafta e dalë nga platforma në det. Sipas gazetës “Nju Jork Tajms”, një funksionar i shoqërisë përgjegjëse për platformën, që ka folur në Kongres me dyer të mbyllura, ka pohuar se nga gajzeri nën det mund të dalin deri në 60 mijë fuçi me naftë, dhjetë herë më shumë se vlerësimet e deritanishme. Nëse nafta kapet nga korrentet e Gjirit të Meksikës mund të shkojë deri në Florida e prej andej në oqeanin Atlantik.







All the contents on this site are copyrighted ©.