2010-05-05 17:09:23

Fjalim i imzot Folo në Unesko të Parisit, me rastin e njëqindvjetorit të revistës “Recherches de Science Religieuse”.


(05.05.2010 RV)“Një nga shprehjet më të larta të frymës krijuese kulturore të krishterimit në Francë e në botën, që flet frëngjisht”. Kështu e quajti përfaqësuesi i Selisë së Shenjtë pranë Unesko-s së Parisit, imzot Françesko Folo, revistën “Recherches de Science Religieuse”(Kërkime të Shkencave Fetare) gjatë takimit, organizuar nga agjensia e OKB-së, për të kremtuar njëqind vjetorin e botimit. Sot – vijoi prelati – flitet për frymë krijuese, duke vënë theksin kryesisht mbi artet ose mbi aftësitë për të krijuar gjëra të reja në gjirin e shoqërisë, por shpesh harrohet prania e të krishterëve në botën shkencore e, posaçërisht, në atë të shkencave fetare.
Në këtë sektor - vijoi imzot Folo – revista e themeluar një shekull më parë në Paris, nga Atë Leonçe dë Grandmezon, fitoi, gjatë dekadave të punës, merita të panumërta. E kjo sepse – vijoi – me kërkimet e saj shkencore, ndihmoi vetë Kishën katolike dhe anëtarët e saj të integrohen e t’i rishikojnë bindjet e tyre, në rrethanat e shndërrimeve të mëdha kulturore, që po jetojmë, duke nënvizuar, kështu, karakteristikën themelore të krishtërimit, si fe e mishërimit, që është ndërgjegjja historike dhe impenjimi i saj për ardhmërinë e njerëzimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.