2010-05-04 15:54:19

Vdiq kardinali Luigji Pogji 92 vjeç. Benedikti XVI : qe shembull i zellit meshtarak. Salikimet të premten në Shën Pjetër në Vatikan.


(04.5.2010 RV)Një humbje tjetër në Kolegjin kardinalor. Sot paradite në moshën 92 vjeçare ndërroi jetë kardinali Luigji Pogji, arkivist e bibliotekar i merituar i Kishës së Shenjtë Romake.
Papa Benedikti XVI e kujtoi në një telegram ngushllimi dërguar familjes së tij si një “ bashkëpunëtor të zellshëm”, që i shërbeu Kishës “me kujdesin e jashtëzakonshëm meshtarak” së pari si nunc apostolik “në shumë Shtete” e pastaj, në Vatikan, në detyrën e tij si arkivist e bibliotekar.
Salikimeve e kardinalit të ndjerë do të kremtohen të premten e ardhshme në ora 17.30, në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Meshën e dritës do ta kryesojë kardinali Angjelo Sodano, Dekan i Kolegjit kardinalor. Në mbarim të Kremtimit eukaristik, Papa do t’i drejtojë të pranishmëve fjalën e tij e do të kryesojë ritin e Porosisë së fundit dhe Përshëndetjen.
Po kujtojmë se me humbjen e kardinalit Luigji Pogji, Kolegji kardinalor i Kishës Romake tani përbëhet nga 179 kardinaj, prej të cilëve 108 me të drejtën vote e 71 pa të drejtë vote.







All the contents on this site are copyrighted ©.