2010-05-04 16:59:06

SHBA: Policia arreston të dyshuarin e atentatit të Tajms Skuer, në Nju Jork.


(04.05.2010 RV)Policia amerikane arrestoi Fajzal Shahzad, shtetas me origjinë pakistanase që dyshohet se është përfshirë në atentatin e Tajms Skuer. Personi, që mendohet se ka blerë fuoristradën që u gjend plot me lëndë shpërthyese dhe e ka parkuar në Manhatën, u bllokua në një aeroplan që po nisej nga Nju Jorku në Dubai. Fajzal, 30 vjeçar, banues në Konektikat, u identifikua falë një fotografie në dokumentet që kishte paraqitur gjatë ndërrimit të vendbanimit. “Është e qartë se qëllimi i këtij akti terrorist ishte vrasja e sa më shumë shtetasve amerikanë.” tha në një konferencë për shtyp ministri amerikan i drejtësisë Erik Holder.







All the contents on this site are copyrighted ©.