2010-05-04 16:59:26

Greenpeace: shumë gënjeshtra këto ditë në lidhje me katastrofën e naftës në Luizianë.


(04.05.2010 RV)Sot u bë i njohur dokumenti i Greenpeace “Horizonti i zi” ku shpjegohet me gjashtë pyetje e gjashtë përgjigje se çfarë po ndodh me të vërtetë pas katastrofës me naftën në Luizianë. Greenpeace denoncon se “pas shumë premtimesh për ekonomi të gjelbër, në fillim të prillit 2010, presidenti Obama autorizoi shpime të tjera për nxjerrjen e naftës në det, një haraç ky paguar lobeve të naftës për të miratuar një të ashtuquajtur “Ligj për klimën” që do t’i reduktojë gazrat amerikane në atmosferë vetëm me 4%”. Në këtë dokument theksohet se nuk është e vërtetë, siç po thuhet këto ditë, se katastrofa të tilla nuk kanë ndodhur kurrë më parë, se pajisjet teknike që përdoreshin aty ishin tepër të përparuara dhe se nafta që derdhet në det, në të vërtetë, e kalon shumë më tepër sasinë që ka deklaruar zyrtarisht British Petroleum. Nga ana e vet British Petroleum njoftoi se po shpon në Gjirin e Meksikës një pus 3.965 metra të thellë për të kufizuar dëmet e shkaktuara nga nafta e derdhur në det.







All the contents on this site are copyrighted ©.