2010-05-03 19:06:58

Shpresa e jo frika është ndjenja e krishterë para vdekjes: kështu tha Papa në salikimet e kardinalit Mayer.


(03.5.2010 RV)Për të krishterët shpresa është tipari dallues i çdo funerali, i çdo salikimi: kështu tha Papa në homelinë e tij shqiptuar sot paradite ,gjatë ritit të Salikimeve, në mbarim të Meshës së Dritës për kardinalin Paul Augustin Mayer, kremtuar nga kardinali dekan Angjelo Sodano, në Bazilikën e Vatikanit.
Me fjalë ngashënjyese Benedikti XVI e përshkoi udhën e jetës së kardinalit të moshuar gjerman,Mayer, që ndërroi jetë të premten e kaluar në moshën 98 vjeçare, lindur “në të njëjtën tokë time” - kujtoi Papa - në Altòtting në Bavarì “ku lind Shenjtërorja e njohur mariane”.
“Çdo kremtim i yni salikimi (varrimi) vendoset nën shenjën e shpresës”.
Nëse “në frymëmarrjen e fundit të Jezusit mbi kryq - shpjegoi Papa - Hyji i është dhuruar tërësisht njerëzimit, duke e mbushur zbrazëtinë e hapur nga mëkati e duke rivendosur fitoren e jetës mbi vdekjen”, atëherë “çdo njeri që vdes në Zotin, në saje të fesë merr pjesë në këtë akt dashurie të pafund, në një farë mënyre së bashku me Krishtin e dorëzon shpirtin, më shpresë të sigurt që dora e Atit Qiellor do ta ringjallë prej së vdekurish e do ta çojë në Mbretërinë e jetës”.
Kisha , nënvizoi Benedikti XVI, mbi tokë është “një parashëmbëllesë e cakut tonë përfundimtar” i jetës në fitoren e dashurisë së Krishtin mbi atë që ndahet e prekën nga vdekja.







All the contents on this site are copyrighted ©.