2010-05-03 16:26:11

Në Nju Jork, konferenca për Traktatin e mospërhapjes së armëve bërthamore


(03.05.2010 RV)Rreth 150 vende janë mbledhur sot në Nju Jork, në selinë e OKB-së, për konferencën mbi Traktatin e mospërhapjes së armëve bërthamore. Qëllimi i takimit është ndalimi i armatimit të mëtejshëm dhe forcimi i kontrollit mbi programet bërthamore.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së po shqyrton një propozim të ri amerikan për sanksione kundër Iranit. E sytë e të gjithëve janë drejtuar pikërisht nga presidenti i vendit, Ahmadinexhad, i cili sapo shkeli në Nju Jork nënvizoi se “Teheranit nuk i duhet të fitojë besimin e Perëndimit, përderisa respekton ligjet ndërkombëtare”. Nëse nuk zgjidhet kriza iraniane, rrezikohet besueshmëria e vetë Traktatit.







All the contents on this site are copyrighted ©.