(02.05.2010 RV)Sheshi torinez i Shën Karlit u realizua rreth vitit 1637 nga
Karli i Kastelamontes, në vendin ku, në lashtësi, ngrihej një amfiteatër romak. Është
një hapësirë solemne, e krijuar posaçërisht për kremtime të mëdha. Historikisht
ka parë shumë kremtime të tilla, ndërmjet të cilave, edhe Mesha e madhe e sotme, e
kryesuar nga Benedikti XVI, në bashkëkremtim me klerin vendas. Sheshi mbyllet
nga dy kisha binjake, kushtuar Shën Karlit dhe e Shën Kristinës, të vendosura në simetri
me pallatet e larta, plot portikë e shtyllakë, që i japin këtij Sheshi një pamje krejt
të veçantë, në krahasim me sheshet e tjera të mëdha, të cilat shihen në të katër
anët e botës. Kisha e Shën Karlit (1619) ka një navatë të vetme me dy kapela të mëdha
në të dy anët, ndërsa Kisha tjetër, ajo e Shën Kristinës, shquhet për fasadën, realizuar
rreth viteve 1715-18. Këtu Papa u takua sot me qytetarët e Torinos e, po këtu,
kremtoi edhe Meshën Shenjte.