2010-05-02 15:19:59

Sindona e Shenjtë


(02.05.2010 RV)Sindona e Shenjtë është një çarçaf liri, i gjatë 4,39 metra e i gjërë 1. 15 metra, mbi të cilin shihen gjurmët, që ka lënë një trup mashkulli, i gjatë 1.77 metra, me shenja plagësh, që sipas traditës besohet të jetë Korpi i Krishtit. E nderuar në Azinë e Vogël gjatë Mesjetës së vonë, Relikja u riduk misteriozisht në Evropë, në shekullin XIV. Në vitin 1578 iu dhurua Ludovikut të Savojës.
Më 1578 Emanuel Filiberti e mbarti pëlhurën e shenjtë nga Shamberì, në Torino.
Me këtë rast porositi të ngrihej një kapelë e përmortshme, që lidhi materialisht e simbolikisht Katedralen me Pallatin Dukal. Që asokohe Sindona ruhet në këtë kapelë. Më 1997, kur kapela u dogj papritur, pëlhura e shenjtë, e shpëtuar mrekullisht nga flakët, u zhvendos, për t’u rivendour përsëri në vendin e vet, pas restaurimit të kapelës. Relikja e çmuar, e mbyllur me shtatë çelësa, ruhet në kornizën e një elteri prej mermeri të zi, të pasuruar me elemente të praruara.







All the contents on this site are copyrighted ©.