2010-05-02 10:17:32

Marrëveshje bashkëpunimi mes Shqipërisë e Universitetit Katolik të Zemrës së Krishtit e Poliklinikës “Gemelli” në Romë


(02.5.2010 RV)Të premten e kaluar paradite në Vatikan, Sekretari i Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet, kryeipeshkvi imzot Dominik Mambertě priti në Vatikan Ministrin e Shëndetësisë të Shqipërisë dr. Petrit Vasili bashkë me Ambasadorin e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë dhe delegacionin shqiptar.
Gjatë takimit të përzemërt në Vatikan imzot Mambertě dhe ministri i Shqipërisë dr. Vasili biseduan mbi marrëdhëniet ndërmjet dy Shteteve dhe bashkëpunimin bilateral në shumë fusha, posaçërisht në fushën e shëndetësisë, ku Selia e Shenjtë dhe Shqipëria kanë një program të gjerë bashkëpunimi.
Në kuadrin e përforcimit të marrëdhënieve bilaterale,Ministri i Shqipërisë për Shëndetësi, dr. Petrit Vasili, ka nënshkruar të enjten e kaluar një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Katolik të Zemrës së Krishtit e Poliklinikën “Gemelli” në Romë. Marrëveshja, që për Universitetin u nënshkrua nga rektori Lorenco Ornagi, përfshijnë shkëmbimin e përvojës dhe asistencën për pacientët e sëmurë rëndë në Poliklinikën “Gemelli” në Romë.
Marrëveshja favorizon gjithashtu formimin profesional të specializuar të personelit mjekësor dhe jo mjekësor shqiptar pranë Poliklinikës Universitare Katolike "Agostino Gemelli" në Romë, duke caktuar bursa studimi për ruajtjen në vend të mjekëve dhe infermierëve specialistë që kërkojnë të frekuentojnë një stazh profesional, duke i siguruar atyre, për më tepër, pritjen për periudhën e praktikës. Por edhe të nxisë hyrjen e mjekëve shqiptarë në proçeset e formimit në distancë e garantuar kjo nga kontributi mjekësor i "second opinion".
Bashkëpunimi është disa planesh, ku spikasin organizimi i Sistemeve Shëndetësore përkatëse, shërbimet e urgjencës dhe emergjencës mjekësore, mbikqyrja epidemiologjike, sistemet e alarmit epidemiologjik për kontrollin e pandemive, kujdesi për shëndetin e nënës dhe fëmijes, por edhe shkëmbim informacioni, eksperiencë e literaturë dhe pjesëmarrje në aktivitete ndërkombëtare reciproke;
Në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit, MSH ka nënshkruar marrëveshje në mars 2008, me Spitalin "Casa Sollievo della Sofferenza" në San Giovanni Rotondo në Pulja, si dhe në janar 2009 me Spitalin Pediatrik Universitar "Bambino Gesu" në Vatikan. Më hollësisht të dëgjojmë ministrin shqiptar dr. Vasili në mikrofonin e Radio Vatikanit...............RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.