2010-05-02 15:21:39

Lutja para Sindonës


(02.05.2010 RV)O Zot Jezus, ndërsa në lutje të heshtur kundroj Sindonën, më felgron zemra nga emocioni, sepse në këtë pëlhurë të shenjtë misterioze, shoh të gjitha shenjat e Mundimeve tua, ashtu si i rrëfejnë Ungjijtë.
Drama e dhimbjes sate bëhet e dukshme nga gjaku, që shoh mbi korpin tënd; gjak rreth ballit, shtrënguar me kurorë ferrash; gjak nga plagët, shkaktuar prej kamxhikut, gjak nga duart e këmbët, mbërthyer mbi dru me gozhda; gjak nga zemra e shporuar prej heshtës së ushtarit romak.
Kur, së bashku me Virgjërën Mari, Nënën tënde e tonën, të adhuroj ty, Jezus, i vuajtur e i flijuar, kuptoj më qartë se ti more mbi vete dhimbjet e kryqet e mbarë njerëzimit.
Çdo vuajtje imja, ‘mundim njerëzor’ e bashkuar me vuajtjen tënde, ‘mundim i Krishtit’, merr si dhuratë, vlerë shëlbuese, prandaj edhe kur vuaj, nuk jam vetëm, jam me ty, si në gëzime, ashtu në mundime. Jam me ty, e ti më ngushëllon e më fal.
E di se nuk ka ngushëllim, pa pendesë, prandaj, ndërsa me ndihmën tënde mundohem t’i mbart kryqet e mia, të premtoj se do të nis një jetë të re, se do të rri sa më larg mëkatit, që të mund të provoj kështu se “ nga plagët tuaja jam shëruar”.


Severino Kard. Poleto
Kryeipeshkëv i Torinos.







All the contents on this site are copyrighted ©.