2010-05-02 15:20:44

Himni për takimin e Papës me të rinjtë e Torinos


(02.05.2010 RV)Nga shtatë strofat e Himnit, titulluar “E Shenjta Fytyrë e fytyrave”, zgjodhëm tri të parat:

“Ne ishim të gjithë atje,
në krahët e tu të hapur
me gozhda të mbërthyer.
Ishim të gjithë tek ti,
të premten më të zezë,
të Premten më të Madhe,
në britmë të lamtumirës:
“Lemà Sabactani”!

Ishim me ty
në gurin që të mbylli,
që ti e flakove
e jetës trashëgim
i le në atë agim,
energjinë e amshimit!

Aleluja! Krahët hapen
kërkojnë dritë
për gjithë qytetet tona.
Aleluja! koret këndojnë!
E ndrin në miliona sy
Fytyra e fytyrave.
Ti je!Aleluja.







All the contents on this site are copyrighted ©.