2010-05-01 19:28:35

Një ditë e ngarkuar me veprimtari: nesër Benedikti XVI do të vizitojë Torinon, me rastin ekspozimit të Sindonës.


(01.05.2010 RV)Nesër, në orën 8. 00, Ati i Shenjtë do të niset me helikopter nga Vatikani për në aeroportin e Çampinos e, që aty, me avion, në aeroportin Torino-Kazele.
Papa do të arrijë në aeroportin Torino-Kazele rreth orës 9.15.
Për ta pritur do të dalin kardinali Severino Poleto, kryeipeshkëv i Torinos, doktor Xhani Leta, zevendës-sekretar i Kryesisë së Këshillit të Ministrave, përfaqësues i qeverisë italiane dhe autoritete të tjera shtetërore, diplomatike e kishtare.
Nga aeroporti, Papa do të shkojë menjëherë në Sheshin e Shën Karlit ku, në orën 9.45, do të takohet me banorët, për të kremtuar, po këtu, në orën 10.15, Meshën Shenjte.
Në përfundim të Meshës, dreka me ipeshkvijtë në Selinë e Kryeipeshkvnisë.
Pasdite, në orën 16. 30, takimi i shumëpritur me të rinjtë, të cilëve Papa do t’u drejtojë një fjalim.
Pas takimit, vizita në Katedrale dhe meditimi para Sindonës
Në oroën 18. 15 – vizita në Shtëpinë e Vogël të Provanisë Hyjnore-Kotolengo. Më pas, në Kishën e Kotolengos, takimi me të sëmurët dhe fjalimi i rastit.Në orën 19.30 rikthimi në areoportin Torino-Kazale e, më pas, në Vatikan, ku pritet të arrijë rreth orës 20. 45.







All the contents on this site are copyrighted ©.