2010-04-30 17:31:23

Venezuelë: mbytet një prift amerikan, që punonte përkrah të varfërve.


(30.04.2010 RV)Pas vrasjes barbare të djeshme në Indi, të një meshtari që kryente misionin gjithnjë përkrah të të varfërve, sot lexojmë njoftimin për therjen e një meshtari tjetër: Esteban Uds, nga SHBA, 68 vjeç, që në vitin 2004 në vendin latinoamerikan. U ther në Puerto Ordeaz, në jug të Venezuelës, natën ndërmjet 27 e 28 prillit. Trupi i meshtarit u gjet vetëm dje paradite, në selinë e tij famullitare. Me sa duket Don Estebani, që e donin dhe e vlerësonin të gjithë, kishte shqetësuar ndokënd, vetëm sepse ia kishte kushtuar jetën të varfërve, posaçërisht argatëve e shërbëtoreve, duke mos ngurruar fare të ngrinte zërin, kur ishte fjala për të mbrojtur të drejtat e tyre. Vdiq i therur me thikë – dy goditje të sakta, që ia morën jetën, pasi vrasësit ia kishin mbyllur gojën. Meshtari ka qenë sulmuar shumë herë e posaçërisht – sipas shtypit lokal – në famullinë e tij qenë bërë disa herë sulme për grabitje. Por, duke parë si është kryer vrasja, policia po ndjek të gjitha pistat e mundshme. Dy gjykatës – njoftojnë autoritetet gjyqësore të Karakasit – u ngarkuan të hedhin dritë sa më shpejt të jetë e mundur, mbi këtë krim kaq të shëmtuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.