Më 1 maj, fillon muaji më i bukur i vitit, muaj i luleve, kushtuar Zojës së Bekuar,
së cilës njerëzmi i lutet në kor, duke përsëritur përshëndetjen e Kryeengjëllit Gabriel
drejtuar Vashës së Nazaretit. I foli hebraisht: מרי×, apo në gjuhën aramajke MaryÄm,
Kryeengjëlli Vashës së re hebreje, që do të bëhej Nëna e Zotit e që shqiptarët do
ta përshëndesnin me fjalët: “Të falemi Mari, hirplote”? Në këtë atmosferë,
në Itali botohet një libërth, që përmbledh lutjen mariane në 91 gjuhë të ndryshme
të botës. Për hartimin e librit u shfrytëzua një botim i mëparshëm, i vitit 1931,
në gjuhën frënge, realizuar nga Urdhëri i Kalorësve të Varrit të Shenjtë, që përmban
404 tekste, në po aq gjuhë e të folme vendase. Në botë njihen rreth njëqind
gjuhë kryesore, por nuk është arritur kurrë të përcaktohet numri i saktë i gjuhëve
të folura nga kombet e mëdha e nga pakicat, që jetojnë të shpërndara nëpër botë, në
qytete e fshatra, në male e fusha, në pyjet e thella të Ekuadorit e në polet e ngrira
të Tokës. Një gjë, veç, është e qartë: në të gjitha skajet e Planetit, në një numër
të papërcaktuar gjuhësh, në bazilika, katedrale, kisha, kapela e elterë shtëpijakë,
nesër besimtarët katolikë do ta përkujtojnë Zojën në ditën e parë të muajit, që i
është kushtuar, duke kënduar përsëri në kor:
Në latinisht: Ave
Maria, gratia plena, Dominus tecum, benedicta tu in mulieribus, et
benedictus fructus ventris tui, Iesus. Sancta Maria, mater Dei, ora
pro nobis peccatoribus, nunc et in hora mortis nostrae. Amen.
Në
shqipen e traditës: Falemi Mërí, hírplote, Zoti me ty, bekue
jé mi gjith grá e bekue fryti i barkut t’yt Jezus. Shêjtja Mrí,
âma e Tenzot, lutu për né mëkatnorët, tash e në fill të mordës
s’onë. Ashtu Kjoftë
Në
shqipen e sotme: Të falemi Mari, hirplote, Zoti me ty, e bekuar
je mbi të gjitha gratë e i bekuar është fryti i barkut tënd, Jezusi. Shenjtja
Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të
vdekjes sonë. Amen!
E dimë të gjithë se ‘Ave
Maria’ u kompozua nga mjeshtrit më të mëdhenj të muzikës, frymëzoi qindra poetë,
ndërmjet të cilëve, edhe ata shqiptarë. Po radhisim, këtu, dy Ave Maria – bërë poezi
nga dy meshtarë shqiptarë, një françeskan e një jezuit:
A ve
M a r i a Falemi, o virgjin Mrí, o
Vajzë fatmire! Hir-plote, si me lule â plot prendvera; Zoti â
me Tý ; ti jé békue e dlíre, E zgjedhë ndër gjith grá tjera: Ndër
gjith grá tjera prej s’ Tenzot shenjue Njeri m’u veshë në krahnuer t’and
t’kullue. O Shêjtja Mrí, o Nana e Hyj’t t’ adhruem, Lutu për
né qi për gjith dit’gabojmë; Lute, sa t’jemi gjáll T’And-Bír
t’ Lumzuem. E kúr ket jetë të mbarojmë, o Shejtja Mrí, Ket shpirt
na merr, të gzojmë gjithmonë me tý.
Atë Leonard de Martino ‘Harpa
e një arbëreshi’, Venedik 1888, fq. 168 T’Falemi,
Mrí! Të falemi, o Mrí! Virgjina e dlir', O
Nana e bukur e K'shillit t'Mirë; Ty ndimë të kena në ket' shkretí: T’
falemi, o Mrí, të falemi, o Mrí
Të falemi Virgjin',
Nana e Tenzot, Ndihma e kshtenimit me hire plot; T'biej në mend
se Zoja e Shkodrës je: Lutu për ne, lutu për ne!
Lutu,
po, e derdhi hiret e m'dhaja Si n'kohët e moçme n'kishë te Kalaja, Ku
t'lutej Shkodra plot me dobi; Të falemi, o Mrí, të falemi, Mrí!
Lutu,
Shqiptarët, o Zojë, të tanë Te Ti e çojnë zanin në Gjenacanë: Mëshirë,
të luten, t'kesh për Shqypni! Të falemi, o Mrí, të falemi, o Mrí!Nga
krijimet poetike të Atë Pjetër Mëshkallës.