2010-04-29 17:13:25

SHBA: Një e çarë tjetër në platformën naftënxjerrëse “Dipuater Horajzën”.


(29.04.2010 RV)Uashington: Roja bregdetare e SHBA identifikoi edhe një të çarë tjetër në platformën naftënxjerrëse “Dipuater Horajzon” të firmës Transoqean që punonte për British Petrolium. Platforma u fundos javën e kaluar - 84 km në jug-lindje të portit Venis, në Luizianë - pas një shpërthimi që shkaktoi zjarr dhe 11 persona të zhdukur. Sipas llogaritjeve, me këtë të çarë të re, platforma ka mundësi që të derdhë në det afro 666 ton naftë në ditë.







All the contents on this site are copyrighted ©.