2010-04-29 18:31:04

Papa takon presidentin Napolitano në Vatikan


(29.4.2010 RV)Zgjati mbi 20 minuta biseda ndërmjet Papës Benediktit XVI e presidentit të Italisë Napolitano, në sallën pranë Sallës së Palit VI në Vatikan para koncertit ofruar nga kreu i Shtetit të Italisë me rastin e pesë vjetorit të Papnisë së Benediktit XVI.
Ati i Shenjtë Racinger, sipas njoftimit të zëdhënësit të Vatikanit Atë Lombardit, “ka falënderuar kryetarin e Shtetit për koncertin homazh dhe afërsinë që si presidenti po kështu edhe qytetarët italianë i kanë shpreh vazhdimisht”.
Biseda ka prek disa tema të aktualitetit ndërkombëtar: në rend të parë gjendjen në Lindje të Mesme, ku presidenti Napolitano ka qenë kohëve të fundit me udhëtimin e tij në Siri. Papa foli për asamblenë e ardhshme të veçantë të Sinodit të ipeshkvijve për Lindjen e Mesme që është në program të mbahet në tetorin e ardhshëm.
Në mbarim, Papa përsëri garantoi “lutjen e tij për kombin e dashur italian”.
Me rastin e koncertit, presidenti Napolitano i ka ofruar si dhuratë Papës Benediktit XVI një botim anastatik të veprës ‘De Europa’ të Enea Silvio Piccolomini, Papës Piut II, me përkthimin në italisht.







All the contents on this site are copyrighted ©.