2010-04-29 15:32:56

Indi: vritet një meshtar afër Mumbait.


(29.04.2010 RV)Një meshtar u vrarë mbrëmë vonë në Babula, 1 km nga shtëpia e ipeshkvit të Vazait, qytet i lashtë ky jo larg Mumbait. Ende nuk njihen motivet e vrasjes. Veç pak ditë e meshtari, - i dashur e i nderuar nga të gjithë, - do të kishte mbushur 74 vjeç. Imzot Felix Mashado, kryeipeshkëv i Vazait tha për agjencinë “Azianjuz” se Atë Peter ishte një meshtar me fé të gjallë, që i shërbente Kishës dhe popullatës pa bërë dallime kaste apo besimi; harronte vetveten për t’iu shërbyer të varfërve dhe të braktisurve. “Ne meshtarët kemi ofruar jetën tonë ditën e shugurimit. Jeta e jonë nuk na përket më neve por Zotit. Atë Peter sot u prit nga Hyji dhe nga Zoja e të Braktisurve për të Cilën kishte aq shumë devocjon.” vazhdoi prelati. Atë Peter ka krijuar dhe drejtonte, falë bashkëpunimit me disa laikë, një shtëpi për të alkoolizuarit. Ishte me origjinë nga Vazai dhe rridhte nga një familje peshkatarësh, prandaj e quanin Pjetër.
“Motivi i vrasjes nuk dihet ende, mbase për grabitje ose ndokush që e kishte inat.” përfundoi Imzot Mashado, i cili e përjashtoi mundësinë e vrasjes nga fondamentalistët hindu.







All the contents on this site are copyrighted ©.