2010-04-29 17:13:57

Brazil: Presidenti Lula nuk i ka ofruar Iranit depozita për uraniumin e pasuruar.


(29.04.2010 RV)Presidenti brazilian Luizh Injasio Lula da Silva nuk i ka ofruar qeverisë iraniane depozita në territorin iranian për uraniumin e pasuruar. Në një konferencë për shtyp, pas takimit me presidentin venezuelan Hugo Shavez, Lula i ftoi vendet fqinje të Iranit të luajnë një rol vendimtar për krizën bërthamore iraniane. “Nuk shoh ndonjë hipotezë apo gjasë që amerikanët të pushtojnë Iranin. Kriza e tashme është ndërmjet Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore”. shtoi në fund presidenti Lula.







All the contents on this site are copyrighted ©.