2010-04-28 17:53:10

Serbia mund të hyjë në dialog me Kosovën, por brenda rezolutës 1244


(28.04.2010 RV)Ministri i jashtëm italian, Franko Fratini mbërriti sot në Prishtinë, pas vizitës në Serbi. “Vlerësojmë idenë e Serbisë për një ‘projekt 2020” zhvillimi ekonomik në Ballkan”, deklaroi ai në Beograd. Propozimi parashikon krijimin e një strategjie ballkanike në të njëjtën linjë me projektin “Evropa 2020”, mbi bazën e të cilit mund të fitohen financime dhe mbështetje teknike në sektorët e energjisë, të infrastrukturës, të bashkëpunimit shkencor e teknologjik dhe në atë shoqëror e kulturor. Përsa i përket pranisë së Kosovës në Konferencën e Sarajevës, Beogradi nuk është dakord, por pranon takime me krerët e delegacioneve, me kusht që ato të mos merren si takime ndërmjet dy shteteve.








All the contents on this site are copyrighted ©.