2010-04-28 15:20:23

Kardinali Martino shpjegon kërkimet shkencore mbi qelizat burimore adulte


(28.04.2010 RV)Gjatë ditëve të kaluara, në Romë, është paraqitur një nismë për kërkime shkencore mbi qelizat burimore adulte, fryt i marrëveshjes ndërmjet SHBA-ve dhe Italisë, me kontributin e Vatikanit. Në projekt merr pjesë edhe kardinali Renato Rafaele Martino, ish-kryetar i Këshillit Papnor për Drejtësinë e Paqen. Ja sqarimi mbi nismën, që shkaktoi debate për rolin e Selisë së Shenjtë:RealAudioMP3
Nisma propozon kërkime mbi qelizat burimore adulte, marrë nga zorrët e pacientit, për të mjekuar sëmundje të ndryshme, si Alzhajmeri etj.. Mbledhja organizative u mbajt në Spitalin e Krishtit Fëmijë në Romë, i cili vuri në dispozicion laboratoret, që po ndërtohen në zonën e Bazilikës së Shën Palit jashtë mureve. Siç dihet, Spitali i Krishtit Fëmijë i përket Vatikanit e ky është kontributi i parë i Kishës në këtë punë kërkimore-shkencore: pra, dhënia e vendit ku do të bëhen kërkimet. Pastaj, kemi një vend tjetër, në Salerno, ku do të bëhen kërkime për luftën kundër çeliakisë, pra në favor të të sëmurëve që nuk e tolerojnë glutenin, gjithnjë me ndihmën e qelizave burimore adulte. Kisha dëshiron të kontribuojë në përparimin e shkencës, por natyrisht mbron jetën, si atë të të sëmurëve, ashtu edhe duke shmangur përdorimin e qelizave burimore embrionale. E dimë mirë se kur përdoret një qelizë burimore embrionale, ajo që mbetet nga embrioni hidhet, pra, shkatërrohet një jetë. Ndërkaq, me qelizat burimore adulte, nuk vritet askush!







All the contents on this site are copyrighted ©.