2010-04-28 17:56:52

Greqia, presion mbi Berlinin për ndihmat


(28.04.2010 RV)Brenda javës që vjen, Gjermania do të ketë gati projektligjin që do t’i mundësojë Berlinit të japë kuotën e vet me ndihma për Greqinë. Lajmin e dha një zëdhënës i Ministrisë së Financave. Qeveria gjermane ka nevojë për miratimin e parlamentit për të dhënë 8,4 miliard euro, pjesë e 30 miliardëve të Bashkimit Evropian, të cilave u shtohen edhe 15 miliardët e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Athinës do t’i kërkohen të ulë shpenzimet.
Ambientet ekonomike e financiare pësuan një tërmet të fortë, pasi dje, agjensia financiare Standart & Poor’s e deklasoi ekonominë greke dhe uli nivelin e “rating” (besueshmërisë) për Greqinë. Titujt e saj shtetërorë konsiderohen faktikisht “plehra”. Vendim i njëjtë për Portugalinë. Mbledhja e jashtëzakonshme evropiane për Greqinë do të mbahet më 10 maj e do t’i sigurojë Athinës fondet për të paguar brenda 19 majit, 8,5 miliard euro. Bursat evropiane në rënie.







All the contents on this site are copyrighted ©.