2010-04-28 13:50:19

Bashkëpunim i Arkivave Shtetërore të Shqipërisë me Arkivin Sekret të Vatikanit (pjesa II)


(28.04.2010 RV)Të hënën, nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Vatikan, në personin e ambasadorit, z. Rrok Logu, u zhvillua një takim zyrtar ndërmjet Prefektit të Arkivit Sekret të Vatikanit, imzot Serxho Pagano,drejtoreshës së Drejtorisë së Përgjithshme të arkivave të Shqipërisë, zj. Nevila Nika e këshilltares së ambasadës, zj. Natasha Përpunja-Llanaj.
Kështu bashkëpunimi nisur kohë më parë, tani kalon në një fazë të re e më konkrete, që pritet të çojë në shkëmbimin e përvojës, por edhe në njohjen e dokumenteve, që kanë të bëjnë me historinë e Shqipërisë e të popullit shqiptar.
Sot, po iu propozojmë pjesën e dytë të intervistës, që transmetuam pjesërisht dje. Në mikrofonin tonë, fillimisht Nevila Nika e më pas Natasha Përpunja-Llanaj mbi rëndësinë e marrëveshjes ndërmjet arkivave vatikanase e shqiptare dhe mbi gjendjen e dokumentave kishtare në arkivat e Shqipërisë.........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.