2010-04-27 17:51:03

Sipas Serbëve të Bosnjës në Srebrenicë nuk ka pasur gjenocid


(27.4.2010 RV)Serbët e Bosnjës vazhdojnë të mendojnë e të konsiderojnë që në Serbrenicë ka pa pasur kurrfarë gjenocidi dhe mendojnë se rezoluta e dënimit të asaj masakre miratuar në fund të marsit nga parlamenti i Beogradit nuk është në asnjë mënyrë zyrtare dhe e vlefshme. Në një intervistë botuar sot në të përdtishmën ‘Veçernje Novosti’ kryeministri i Republikës serbe të Bosnjës e Hercegovinës, Milorad Dodik, ka kritikuar Serbinë për miratimin e një dokumenti në të cilin përmendet gjenocidi e që nuk janë trajtuar në të njëjtën mënyrë krimet tjera që kanë ndodhur në Ballkan.
Dodik tha se populli kurrë nuk do ta pranojë se Srebrenica ishte gjenocid. Këtë deklaratë ai e bëri për një të përditshmen të Beogradit. Masakra e Srebrenicës, në të cilën janë vrarë afro 8 mijë myslimanë të Bosnjës, është e vetmja ngjarje e luftës në Bosnjë, gjatë viteve 1992 - 1995, që është vlerësuar si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe nga Gjykata e Hagës për Krime të Luftës.
Hetuesit kanë thënë se forcat serbe të Bosnjës kanë ekzekutuar afro 8 mijë burra e djem myslimanë, pasi e kishin marrë kontrollin ndaj qytetit, më 11 korrik të vitit 1995. Dodik poashtu e ka hedhur poshtë raportin e vitit 2004, me të cilin qeveria e Republikës Serbe e ka pranuar shkallën e vrasjeve dhe ka kërkuar falje nga farefisi i myslimanëve të vrarë në Srebrenicë.
Dodiku tha se atje ishin vrarë vetëm 3500 njerëz. Intervista e Milorad Dodikut është publikuar në të njëjtën ditë, derisa kryeprokurori i Tribunalit të Hagës, Serzh Bramerc, pritet që për të parën herë ta vizitojë Srebrenicën.







All the contents on this site are copyrighted ©.