2010-04-27 16:22:44

Kirgizistan: Qeveria e re akuzon ish-presidentin për vrasje.


(27.04.2010 RV)Qeveria ad interim e Kirgizistanit akuzoi fomalisht ish-presidentin Kurmanbek Bakijev për vrasje dhe do t’i kërkojë Minskut ekstradimin e tij. Bakijevit iu hoq e drejta e imunitetit dje. Lajmi u bë i ditur nga zëvendëskryeministri ad interim Azimbek Beknazarov. 60-vjeçari Bakijev gëzon azil politik në Bjellorusi që pas protestave që e rrëzuan nga pushteti, javët e kaluara, e që shkaktuan 85 të vdekur dhe 1600 të plagosur.







All the contents on this site are copyrighted ©.