2010-04-27 16:22:34

Iran: Motaki, mekanizma të reja mund të zgjidhin krizën bërthamore.


(27.04.2010 RV)Mekanizma të reja mund të zgjidhin krizën bërthamore iraniane, duke krijuar një klimë “besimi”. Kështu deklaroi ministri i jashtëm i Iranit Manusher Motaki në një intervistë dhënë kanalit televiziv “Kabar”. Motaki që po kthehej nga një udhëtim në Evropë, ku u takua edhe me kryetarin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore Jukija Amano, nuk dha hollësi të tjera në lidhje me këtë çështje.







All the contents on this site are copyrighted ©.