2010-04-27 16:27:25

Fratini viziton sot Serbinë e nesër Kosovën


(27.4.2010 RV)Sot, Fratini filloi vizitën zyrtare në Serbi e nesër në Kosovë. Në Prishtinë do të qëndrojë nesër. Objektivi i Romës është të shmangë në konferencën e Sarajevës, më 2 qershor, përsëritjen e skenarit të Konferencës së Brdos, më 20 marsin e kaluar, ku Beogradi nuk shkoi për shkak se ishte i pranishëm kryeministri kosovar, Hashim Thaçi.
Fratini u bëri të qartë autoriteteve serbe se është e vështirë të mendohet integrimi i vendit në Bashkimin Evropian, nëse nuk arrijnë një marrëveshje me Prishtinën.
Kuvendi i Republikës së Kosovës nesër në orët e pasdites do të mbajë një seancë solemne me rastin e vizitës në Kosovë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Franko Fratini. Deputetëve dhe mysafirëve të ftuar do t'u adresohet me një fjalë rasti Ministri Fratini. Paraprakisht, kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi e pret z. Frattini dhe delegacionin italian që e shoqëron.







All the contents on this site are copyrighted ©.