2010-04-27 14:09:52

Bashkëpunim i Arkivave Shtetërore të Shqipërisë me Arkivin Sekret të Vatikanit


(27.04.2010 RV)Që nga viti 2007 Drejtoria e përgjithshme e arkivave në Shqipëri është vënë në kontakt me Arkivin sekret të Vatikanit, për një bashkëpunim, që mund t’u sjellë shqiptarëve njohuri e dokumente të reja për historinë e tyre.
Protagoniste e kësaj marrëveshjeje është Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Vatikan, në personin e ambasadorit, z. Rrok Logu, i cili ka aktivizuar Natasha Përpunja-Llanajn, aktualisht këshilltare në këtë Ambasadë dhe Nevila Nikën, drejtoreshë e Drejtorisë së Përgjithshme të arkivave në Tiranë. Të dyja janë takuar dje me prefektin e Arkivit Sekret të Vatikanit, imzot Serxho Pagano. I ftuam në mikrofonin e Radio Vatikanit, për të na treguar se në ç’pikë ka arritur bashkëpunimi ndërmjet Vatikanit e Shqipërisë në këtë fushë. Të dëgjojmë intervistën…..RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.