2010-04-26 11:44:02

U shpall i Lum meshtari kapuçin Hozé Tus i Soler


(25.04.2010 RV)Po sot, në Barcelonë të Spanjës u shpall i Lum meshtari kapuçin Hozé Tus i Soler, gjatë një meshe të kremtuar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone.
Lindur në Igualada më 1811, u bë kapuçin në vitin 1827. Pas shugurimit meshtarak ndenji për pak kohë në Barcelonë, nga ku shkoi në Italinë e veriut e më pas në Francë për t’i shpëtuar zhveshjes së rregulltarëve, dekretuar nga qeveria më 1836. qëndroi në Francë derisa situata politike i lejoi kthimin, për të jetuar me prindërit, duke shërbyer si meshtar në Katalonjë. Më 27 maj 1850 themeloi Institutin e Terciareve Kapuçine, që sot quhet Motrat Kapuçine të Nënës së Bariut Hyjnor. Qëllimi i tyre ishte edukimi i krishterë i të rejave. Atë Tus kontribuoi në përhapjen e kuvendeve të Institutit. Jeta e tij shpirtërore shndritej nga “zbulimi” i vazhdueshëm i Zotit, që këtej motoja “Fe e besim në Zotin”. Kishte kujdes të veçantë për fëmijët e të rinjtë e varfër, të cilëve u fliste me gjuhën e tyre. Vdiq më 27 shkurt 1871, në orët e para të mëngjesit, ndërsa kremtonte Meshën e Shenjtë.








All the contents on this site are copyrighted ©.