2010-04-23 17:47:52

Greqia u kërkon ndihmë BE-së dhe FMN-së


(23.04.2010 RV)Kryeministri grek, Jorgos Papandreu u kërkoi zyrtarisht ndihmë, sot paradite, Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Janë 45 miliard euro, që do të shërbejnë për të ndryshuar fatin e ekonomisë greke, ku vazhdojnë spekullimet financiare.
Pas rekordit negativ të djeshëm në bursë dhe pas ndryshimit të “rating”-ut të Greqisë nga A2 në A3 - notë që i jep çdo vendi agjensia Moody’s për besueshmërinë ekonomike që paraqet - kryeministri sqaroi se është e nevojshme të kërkohen këto fonde, që gjithsesi, janë kredi, të cilat Greqia duhet t’i paguajë. Autoritetet gjermane kanë kërkuar të vlerësohet sa kërcënohet qëndrueshmëria e euros nga borxhi i Greqisë, para se të vendoset për dhënien e ndihmave.







All the contents on this site are copyrighted ©.