2010-04-23 18:16:59

Avokati Lena në SHBA: është krejt pa bazë rasti kundër Vatikanit mbi shpërdorimet.


(23.04.2010 RV)Në SHBA, avokati për Selinë e Shenjtë, Xhefri Lena, e quajti ‘pa bazë’ çështjen gjyqësore të paprovuar, ngritur nga avokati Xhef Anderson kundër Vatikanit, lidhur me shpërdorimet e kryera nga meshtari Marfi në Viskonsin. Ky rast – pohon Lena në një komunikatë – përbën një tentativë për përdorimin e ngjarjeve tragjike, si platformë për një sulm më të gjërë kundër Kishës katolike, që shikohet si të ishte sipërmarrje shumëkombëshe.
Avokati amerikan nënvizon se viktimat e shpërdorimeve s’kanë lënë gur pa luajtur, por jo në këtë rast. E ripohon edhe se autoritetet vatikanase u vunë në dijeni për krimet e Murphy-t, vetëm disa dhjetra vjet, pasi ishin kryer e se nuk patën asnjë rol në hapjen e plagëve të viktimës, që bëri padinë. Përveç kësaj – lexohet në Komunikatë - rasti kundër Selisë së Shenjtë na kujton “teoritë e vjetra, tashmë të hedhura poshtë nga gjykatat amerikane”.







All the contents on this site are copyrighted ©.