2010-04-22 17:38:15

Tajlandë: rritet tensioni në Bangkok. Policia përleshet me “këmishat e kuqe”. 45 të plagosur.


(22.04.2010 RV)Tensioni politik në Tajlandë sa vjen e rritet. Tri shpërthime tronditën sot pasdite qendrën e Bangkokut. Agjencitë e lajmeve njoftojnë për të paktën 45 të plagosur.Ushtria i kishte dhënë urdhër “këmishave të kuqe” të ish-kryeministrit Shinavatra të largoheshin nga qendra e kryeqytetit Bangkok, zënë prej disa ditësh. Protestuesit nga ana e tyre kanë mbyllur çdo mundësi dialogu dhe kanë kërcënuar se do ta vazhdojnë protestën deri në fund. A ka rrezik që kjo protestë të shpërthejë në dhunë siç po shihet në këto çaste? Në mikrofonin tonë flet specialisti i çështjeve aziatike Stefano Vekia:

 
Përgjigje: Sa vjen e përvijohen gjithnjë e më shumë dy mundësi. E para se ushtria dhe policia mund të ndërhyjnë dhe se ka mundësi që të qëllojnë mbi turmën, dhe se “këmishat e kuqe”, që janë në qendër dhe kanë ngritur barrikada me bambu, me koopertona, dhe janë të armatosur, mund të përgjigjen. E dyta është mundësia e një konflikti civil. Dje ka pasur përleshje të tilla ndërmjet një grupi qytetarësh, kundërshtarë të “këmishave të kuqe” dhe “këmishave të kuqe”. Për nesër parashikohet një manifestim i mbështetësve të qeverisë. Mendohet se në shesh do të zbresin 100 mijë vetë.

Pyetje: Vëzhguesit shpresojnë gjithmonë që dialogu të zërë vendin e përleshjeve në shesh. A ka ndonjë mundësi që ndërmjet manifestuesve dhe qeverisë aktuale të nisë ndonjë lloj dialogu?

Përgjigje: Është krejtësisht e pamundur. Qeveria e ia ka mbyllur derën dialogun, ashtu siç ia kanë mbyllyr edhe “këmishat e kuqe”. Qeveria ka ngarkuar me këtë detyrë komandantin e forcave të armatosura. Ka ndonjë përpjekje të vogël nga ana e disa grupeve të shoqërisë civile dhe të partive të opozitës për ta përfshirë mbretin në një mundësi zgjidhjeje. Sot në mëngjes një nga udhëheqësit e “këmishave të kuqe” i paraqiti një peticion Kombeve të Bashkuara që të ndërhyjnë për paqëtim.

Arsyet e kësaj krize janë se “këmishat e kuqe” mbështesin ish-kryeministrin Thaksin Shinavatra, që është rrëzuar me dhunë nga pushteti dhe jeton në azil politik. Që nga viti 2001 ai pati filluar disa reforma duke e përmirësuar shumë nivelin e jetesës së shtresave më të varfra prandaj edhe populli e mbështet. Nga ana tjetër, ushtarakët, politikanët e vjetër dhe klasat qytetare të Bangkokut që kishin dalë jashtë loje, tani ndjehen më të fortë dhe po reagojnë.







All the contents on this site are copyrighted ©.