2010-04-22 17:38:05

SHBA: Presidenti Obama: pa reformë financiare do të ketë krizë tjetër.


(22.04.2010 RV)“Pa reformë financiare SHBA janë të dënuara të kalojnë përsëri kriza të tjera”. Kështu shprehet presidenti amerikan Barak Obama në fjalimin e tij mbajtur sot në Nju Jork. Po ashtu presidenti i bën thirrje botës së financës të Uoll Stritit mos ta pengojë këtë reformë aq të nevojshme.
Sipas presidentit amerikan, Barak Obama, reforma financiare lind si nevojë e rënies ekonomike, që nisi në Uoll Strit (Wall Street), tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs. “Presidenti beson fuqishëm se sistemi ynë financiar është pjesë e një sistemi më të madh tregtar, të cilin ne të gjithë e çmojmë. Duhet të krijojmë rregulla, në rrugë e sipër, në mënyrë që të mos gjendemi në mëshirë të një numri vendimesh të rrezikshme, ashtu si ka ndodhur në të kaluarën”, tha Gibs.







All the contents on this site are copyrighted ©.