2010-04-22 18:10:41

Dita e 40-të botërore e Tokës, me temën: “Dëgjoje Tokën”. Bota kërcënohet nga egoizmi.


(22.4.2010 RV)Sot në 190 Vende të botës u kremtua Dita e 40-të botërore e Tokës, me temën: “Dëgjoje Tokën”. “Toka nënë - shtëpia jonë e vetme - është nën shtypje”. “U kërkoj të gjitha Qeveria, firmave, sipërmarrjeve, qytetarëve të botës të tregojnë ndaj nënës sonë Tokë respekt e kujdesin që meriton”. Kjo është thirrja e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon në mesazhin e tij për Ditën Botërore kushtuar Tokës.
Sivjet, mëse 12 mijë organizatorë promovuan në 190 Vende të botës, kremtime e manifestime mbi temat e mbrojtjes e të ruajtjes së tokës. Të gjitha nismat përkujtojnë se çdo person mund të bëhët protagonist duke marrë një qendrim të ndërgjegjshëm e duke njohur rëndësinë që roli i tij personal në mbrojtjen e planetit.
Dita Botërore e Tokës është si ditë e apelimit ndaj problemeve kryesore që lidhen me degradimin e tokës si rezultat i braktisjes dhe keqpërdorimit të saj, ndotjes nga industritë kimike, erozionit të shkaktuar nga shpyllëzimet masive, etj.
Ishte 22 prilli i vitit 1970 kur, duke iu përgjigjur një apeli të senatorit amerikan Gaylord Nelson, mëse 20 milionë qytetarë amerikanë u mobilizuan duke marrë pjesë në një sërë manifestimesh në mbrojtje të mjedisit. Që atëherë, është bërë ngjarje ndërkombëtare për promovimin e mbështetjes së politikave të zhvillimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.