2010-04-21 18:26:25

Shkodra akoma me përmbytje


(21.04.2010 RV)Në Shkodër, 1.400 ha janë nën ujë për shkak të shkarkimit të hidrocentraleve. Gjendja nuk është si para katër muajve, por gjithsesi uji ka prekur zonat periferike, duke hyrë në banesat e para. Kjo është hera e tretë, që autoritetet detyrohen të hapin portat e hidrocentraleve, për shkak të tejkalimit të nivelit të lejuar të ujit. Banorët e vendit akoma presin dëmshpërblimin për dy përmbytjet e para.







All the contents on this site are copyrighted ©.