2010-04-21 18:20:18

1200 universitarë të Romës i dërgojnë Papës një letër, përmes së cilës i shprehin afërsinë dhe dashurinë e tyre.


(21.04.2010 RV)Një letër, shkruar nga universitarët, për t’i shprehur Benediktit XVI dashurinë dhe afërsinë e tyre. Dokumenti iu dorëzua Papës sot, gjatë audiencës së përgjithshme. Shkruar me rastin e pesë vjetorit të zgjedhjes së Benediktit XVI në fronin e Shën Pjetrit, firmoset nga 1200 të rinj të universiteteve shtetërore, private e katolike të kryeqytetit italian, si dhe nga përfaqësues të veprimtarisë baritore universitare.
“Atë i Shenjtë, ju na keni besuar një detyrë, që të magjeps, por edhe të mbush me shqetësim: të jemi veprimtarë të dashurisë intelektuale! Me ju mësuam se studimi është shërbim, është rrugë për të promovuar e për të ndërtuar qytetërimin e dashurisë”. Kjo është zemra e mesazhit, plot ngrohtësi e urime, që 1200 universitarët e Romës ia dorëzuan sot Papës Benedikti XVI. Por, si lindi kjo nismë? Përgjigjet, në mikrofonin tonë, imzot Lorenco Leuci, drejtor i zyrës për baritorinë universitare të dioqezës:RealAudioMP3

“Të rinjtë universitarë të Romës deshën t’i shprehnin Atit të Shenjtë mirënjohjen dhe dashurinë që kanë për të, për mësimet e tij, sepse në këto pesë vjet, të rinjtë e kanë provuar sa të rëndësishme janë perspektivat e tij teologjike e shpirtërore, të domosdoshme për të përgatitur të rinj besimtarë, të aftë për të dhënë, më pas, dëshminë se Ungjilli mund ta orientojë jetën shoqërore e kulturore të kohës sonë. Letra shpreh lidhjen, gjithnjë më të fortë, ndërmjet të rinjve universitarë e Papës, i cili u kërkon ta jetojnë studimin si çast shërbimi, si për vete, ashtu edhe për të tjerët, kur të fillojnë veprimtarinë e tyre profesionale”.

Por, ç’i shtyu të rinjtë ta shkruajnë këtë letër? Përgjigjet Antonela Mankuzo, një nga nënshkrueset:

“Mbi të gjitha, për t’i dëshmuar dashurinë tonë e mbështetjen tonë Papës së madh , që ka bërë aq shumë për Kishën e edhe për ne, të rinjtë, me fjalë e me vepra. Benedikti XVI për ne është simbol i vendosmërisë e i dashurisë. Besoj se Kisha, në këto çaste, ka nevojë për një figurë të fuqishme, të vendosur, si Papa Racinger, që të përballojë këto kohë të vëshira, që po kalojmë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.