2010-04-20 16:12:10

Vriten tre nga drejtuesit kryesorë të Al-Kaedës në Irak.


(20.10.2010 RV)Abu Omar-Al Bagdadi, Abu Ajub Al-Masri dhe Ahmet Al-Obejidi, tre nga krerët e Al-Kaedës në Irak, u vranë të dielën gjatë një sulmi të përbashkët të forcave amerikane dhe atyre irakiane. Ky sukses ushtarak u quajt nga zëvendëspresidenti amerikan Xho Bajden “një goditje shkatërrimtare për Al-Kaedën në Irak”. Ndërsa Shtëpia e Bardhë theksoi se detyrë parësore mbetet kapja ose vrasja e Bin Ladenit.







All the contents on this site are copyrighted ©.