Turqi: Partia islamike përpiqet të ndryshojë kushtetutën.
(20.04.2010 RV)Dje në Turqi nisën debatet mbi reformën kushtetuese, propozuar
nga AKP, Partia islamike e kryeministrit Erdogan, kundërshtare e ushtarakëve të cilët
kanë mbështetur gjithmonë shtetin laik. Nga ana e vet AKP-ja thotë se do të ndryshojë
kushtetutën për të mundësuar hyrjen në Evropë, por kjo gjë, sipas opozitës cënon parimet
laike të shtetit turk. Po qe se ndryshimet miratohen atëherë gjykatat civile do
të mund të gjykojnë ushtarakët. Po ashtu, gjykatat e larta do ta humbasin kontrollin
mbi qeverinë dhe kjo do të mund t’i emërojë gjykatësit e lartë nga simpatizantët e
krahut të vet politik.