2010-04-20 15:57:49

SHBA: Irani brenda 2015 raketa ndërkontinentale.


(20.04.2010 RV)Irani ka mundësi që brenda vitit 2015 të ndërtojë raketa ndërkontinentale në gjendje për të goditur SHBA. Alarmi u dha nga një raport 12-faqesh bërë publik nga Ministria e Mbrojtjes amerikane ku analizohet forca ushtarake iraniane.
Ndërkaq Turqia tha se është e gatshme të ndërmjetësojë në çështjen bërthamore iraniane. Kështu njoftoi sot ministri i jashtëm i Turqisë Ahmet Davutoglu në një konferencë për shtyp të përbashkët me ministrin e jashtëm iranian Manusher Motaki zhvilluar në Teheran.







All the contents on this site are copyrighted ©.